Durrës: Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet një 19-vjeçar

Një këmbësor është përplasur për vdekjen nga një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar në Durrës.

19-vjeçari është arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi, shkruan TCh.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP