Duke vozitur ndiqen nga një veturë tjetër në Prishtinë, e cila edhe i aksidentoi – pastaj u sulmuan fizikisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke lëvizur me veturë kanë filluar të ndiqen nga një veturë e cila edhe i ka aksidentuar.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 21:30, në rrugën “Agim Ramadani”.

“Dy viktimat meshkuj  kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me veturë kanë filluar të ndiqen nga një veturë e cila edhe i ka aksidentuar. Pastaj nga vetura e dyshuar kanë dalë dy të dyshuar meshkuj të cilët edhe i kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Go to TOP