Plagosje në Fushë Kosovë
Një person dyshohet të jetë plagosur në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë.
Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje, e njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia njoftoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
