Dukagjini konfirmon largimin e Dallkut

Dukagjini i Klinës ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me trajnerin e tyre të deritanishëm, Armend Dallku.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga klubi.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë (4-vjeçar), KF Dukagjini me kryetrajnerin, Armend Dallku, dhe stafin e tij; Artan Luzi dhe Agon Ramadani, i ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme. Dallku që nga zyrtarizimi e deri më tash tregoi që puna dhe besimi janë ato që duhet t’i vejmë para vetes para çdo sezoni. Duke e falënderuar për punën që është bërë gjatë këtyre viteve në kampin tonë, urojmë shumë suksese dhe po ashtu shëndet të plotë”, ka shkruar skuadra nga Klina.

Go to TOP