Dua Lipa paraqitje unike dhe me stil në imazhet e reja që postoi në Instagram

Dua Lipa mori gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Milano, kur u shfaq në sfilatën e “Versace”.

Ylli i famshëm i muzikës bëri hapjen dhe mbylljen e pasarelës, ndërsa u paraqit edhe përkrah Donatella Versace.

Ndërsa, së fundi këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar së bashku me miqtë e saj në Itali.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Disa imazhe atraktive ka sjellë 26-vjeçarja për mbi 72 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur me një kostum dy pjesë që ia zbulonte belin dhe këmbët e gjata, Dua kombinoi dukej me një palë taka të larta.

Ylli i hitit “Levitating” shkëlqej edhe një herë me veshjen unike dhe gjithmonë me stil.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, Lipa tashmë ka konfirmuar data për turneun e ri që nisë në vitin 2022 në Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re

Go to TOP