Dreshaj: Dukagjini pa autostradë dhe i neglizhuar nga Qeveria Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka shtruar pyetje ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, rreth premtimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore se që në vitin e parë të qeverisjes do të fillojnë punimet për zgjerim të rrugës nga Kijeva në drejtim të Pejës.
Kurti në përgjigjen e tij në Kuvend theksoi se Qeveria e Kosovës nuk e ka në planin afatshkurtër nisjen r procedurave të këtij projekti.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Dreshaj, i cili tha se mbi 600 mijë banorë të Kosovës, që jetojnë në rregjionin e Dukagjinit, vazhdojnë ta vuajnë padrejtësinë që i është bërë nga Qeveria Kurti me anulimin e projektit të “Autostradës së Dukagjinit”, të cilën e vlerësuan si të panevojshme.
