​Drenasi mbetet pa ujë, kjo është arsyeja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se Drenasi ka mbetur pa furnizim të ujit të pijshëm.

Sipas një njoftimi të kësaj kompanie, kjo ndalesë e ujit ka ardhur për shkak të punimeve teknike dhe turbullirës së krijuar në ujin e kanalit Ibër Lepenc.

“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm. Deri në njoftimin e radhës, mbeteni të informuar”, shkruan Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë nuk bëhet e ditur se kur do të kthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm për në Drenas. /Kosova.info/


Go to TOP