Dren Rogova zgjedhet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka zgjedhur sot për nënkryetar gjyqtarin Dren Rogova me mandat pesë vjeçar.

Zgjedhja e tij u bë me aprovimin e propozimit të Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama.

Dren Rogova i cili është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Evropës Juglindore në vitin 2008, ndërsa studimet master (LL. M) i ka përfunduar në Universitetin e Gracit “Karl Franzens” në vitin 2011. Provimin e jurispodencës e ka përfunduar në vitin 2014.

Nga viti 2010 deri në 2012 ka punuar si Këshilltar Ligjor në Programin e USAID-IT për përmbarimin e vendimeve (SEAD). Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka punuar në UNDP si zyrtar i projektit, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe si ekspert ligjor në Projektin e BE-së për përkrahje KGjK-së dhe KPS-së.

Po ashtu, Rogova ka qenë i angazhuar edhe si ekspert ligjor në Projektin e BE-së për Kodin Civil. Nga viti 2015 ka punuar si avokat, deri më 31.07.2017 kur është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.

Go to TOP