Drejtuesit e OVL-UÇK-së arrijnë në qeveri për takimin me Kurtin

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë arritur në qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti i cili dje në Kuvend deklaroi se të premten do të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për t’i takuar veteranët.

Raportohet se udhëheqësit e veteranëve të luftës tashmë janë në ambientet e kryeministrisë.

Për disa orë veteranët dje protestuan para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që kategoria e tyre të përfshihet në ligjin për Pagën Minimale.

Ndërkaq opozita brenda Kuvendit kundërshtonte vazhdimin e seancës derisa të aranzhohet një takim mes Kurtit dhe veteranëve.

Seanca u ndërpre disa herë por s’pati dakordim mes shefave të grupeve parlamentare që të vazhdohet ajo me pikat e rendit të ditës.

Me ndërprerjen e seancës veteranët u shpërndanë të qetë pas disa orë proteste.


Go to TOP