Drejtori i IKD: KFOR-i nuk rri kujdestar në Facebook ç’ka shkruajnë deputetët e VV-së
Drejtori i IKD, Ehat Miftaraj ka thënë temat që prekin sigurinë nacionale trajtohen përmes rrugëve institucionale.
Miftaraj tutje totë se as KFOR dhe as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook me i lexu kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të VV.
“As KFOR as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook ose media tona me i lexu dhe filtru kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të VV. Qëndrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it. Një parti politike serioze në tema serioze që prekin sigurinë nacionale i trajton përmes rrugëve institucionale” shkruan Miftaraj.
