Mediat serbe në panik: Futbollisti kroat po na kërcënon

Mediumet serbe janë ndjerë të frikësuara dhe e kanë marrë si një provokim deklaratën të mbrojtësit të Kroacisë, Dejan Lovren kur ka thënë se është gjihmonë gati për atdheun e tij në çfardo situate.

“Mbrojtësi kroat Dejan Lovren ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të thirrjes së turpshme “Gati për atdheun” që bërtiti gjatë festës së vendit të tretë në Botëror”, ka shkruar protali serb “Telegraf.rs”.

“Lovren ka bërë thirrje ustashe dhe bashkë me lojtarët tjerë kanë kënduar këngën “Čavoglava”. Ai më pas ka qenë i ftuar në një emision kroat ku ka lavëduar ustashët”, ka vazhduar shkrimin ky portal nacionalis, të cilit duket se maksimalisht i ka penguar festa dhe suksesi i Kroacisë në botëror.

Mediat serbe në vend që të mërren me kombëtaren e tyre që zhgënjeu në Katar, ato ngushëllimin e gjejnë duke i sulmuar kombëtaret tjera.

Go to TOP