Drecunit i pengon sjellja e Turqisë rreth armatimit dhe trajnimit të FSK-së

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se “sjellja e Turqisë rreth çështjes së armatosjes dhe trajnimit të FSK-sl si dhe shtimi i numrit të ushtarëve në KFOR, tregon se ajo do ketë rol të posaçëm në situatën në Kosovë.

Sipas tij “Turqia nuk mund të ketë dhe lejoj vetës një lojë të tillë si e pavarur, pa miratim dhe koordinim me vendet perëndimore”.

Duke fol rreth këtij roli të Turqisë shtoi se “nuk duhet harruar se ShBA-të kohë më parë ia kanë lejuar Turqisë që ajo të administroj dhe drejtoj me bazën ushtarake në Bondstill”.

“Tash shohim rritjen prej 800 ushtarëve të kontingjentit turk si dhe marrjen e komandës së gjithë KFOR-it. Instruktorët turq po trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për të punuar dhe kontrolluar me dronin bajraktar” tha ai duke shtuar se “para ca kohe ata kanë dhuruar edhe sisteme kundër blind, minahedhës, raketa-hedhës etj. Po ashtu tash kanë ekuipazhe të trajnuara për helikopter”.

“Ata tashmë kanë trajnuar mbi 30 njerëz dhe kjo më nuk është histori e padëmshme. Ajo që iu ka munguar ishte përkrahja nga ajri dhe tashmë edhe atë e kanë siguruar me dronët bajraktar. Por kjo nënkupton se nuk mundet Turqia të marr përsipër një rol të tillë pa miratimin dhe pajtimin amerikan, e cila më së shumti ndikon në krijimin e shtetit. E gjithë sjellja e Turqisë tregon se Turqia do të ketë rol me rëndësi në Kosovë”, mendon Drecun.

Go to TOP