Drafti për asosacionin, Sheholli: Erdhi në momentin e duhur, propozimet tona i ka marrë dhe Rama

Drejtori ekzekutiv i institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar propozimin e draftit të asosacionit të bërë nga kryeministri Rama. Ai tha se nga Shqipëria Kosova ka pasur gjithmonë të mira dhe se beson se lidhur me draftin Rama ka pasur pëlqimin e SHBA-ve. Sipas tij, Rama ja do të mirën Kosovës dhe se kontributi i tij mbettë mjaft i rëndësishëm në një situatë të rëndësishme.Besoj se nga Shqipëria gjithmonë kemi pasur dhe do kemi gjëra të mira, në kontekst të kësaj që Rama ka shpalosur sot një propozim të tij lidhur me asosacionin me komunë serbe të them të vërtetën do ishte shumë mirë të ndodhte nga qeveria e Kosovës, por çdo ndihmesë nga Rama është e mirëseardhur për ç’tensionimin e situatës në veri të Kosovës. Unë besoj se kryeministri shqiptar këtë propozim që ka shpalosur sot nuk e ka bërë me pëlqimin e SHBA dhe BE. Rama ka dhënë kontribut shumë të çmuar dhe instituti ynë ka kohë që kemi dhënë kontributin tonë publik për këtë. Jam i bindur që rekomandimet tona dhe publike lidhur me asosacionin ku kam kontribuar dhe unë i ka marrë dhe Macron dhe Sholtz dhe këto forma të veprimit i ka marrë dhe Rama. Ne kemi miq të jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe kemi kërkuar që Rama të bëhet kurban i kësaj çështje dhe të ç’tensionohet situata.

Go to TOP