Doughty kërkon që kryerësit e sulmit në Zubin-Potok të mbahen përgjegjës

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty, e ka dënuar sulmin terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok të premten.

Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin. Sipas tij, ky sulm kishte për qëllimin pengesën e jetës në Kosovë.

“Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ai në ‘X’.

Infrastruktura kritike e Kosovës ka përjetuar sulmin më të madh terrorist, që nga paslufta. Pasi në veri, kanali i Ibër-Lepencit është goditur me eksplozivë, autoritetet e kanë rivendosur rrjedhën dhe kanë parandaluar kolapsin energjetik.

Ndërsa, policia, ka siguruar prova dhe ka arrestuar tetë të dyshuar pë këtë sulm. Krerët e shtetit e kanë fajësuar Serbinë për sulmin. /Kosova.info/

Go to TOP