Dortmund del fitues nga Berlini

Borussia Dortmund ka fituar ndaj Union Berlin në stadiumin “Alte Foersterei”.

Në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e katër të Bundesligës rezultati ka qenë 0 – 2.

Adeyemi (41′) dhe Maatsen (90′) kanë qenë golashënuesit për skuadrën e Dortmund.

Pas kësaj fitore, Dortmund gjendet në vendin e katërt në tabelën e Bundesligës të kryesuar nga Bayer Leverkusen, ndërsa Union Berlin zë vendin e katërmbëdhjetë.

Go to TOP