Donacion i Rotary Club Peja për QKMF në Pejë

Sot Rotary Club Peja i dorëzoi Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë një donacion me mjete dhe pajisje mbrojtëse për qendrat e mjekësisë familjare në Komunën e Pejës.

Me këtë donacion janë siguruar paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësorë dhe materiale tjera ndihmëse si: maska kirurgjikale për fytyrën (3 palëshe), maska FFP2 – K95, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe, puls oksimetër si dhe shtroja për pacient njëpërdorimshme.

Nebahat Asllani, kryetare e Rotary Club Peja potencoi se Rotarianët Pejan kanë ndihmuar dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë komunën dhe plotësojnë nevojat e komunitetit për një shërbim shëndetësor sa më cilësor.

Ndërkaq. Petrit Loci, drejtor komunal për Shëndetësi dhe Myrvete Salihi, drejtoreshë në QKMF Pejë, falënderuan Rotarianët Pejan për ndihmën dhe kujdesin e vazhdueshëm për avancimin e shërbimit shëndetësor në komunën e Pejës.

Go to TOP