Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot u janë drejtuar kutive të votimit që nga mëngjesi kur në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës. Ne kemi përzgjedhur disa fotografi nga orët e para të këtij procesi, të cilat mund t’i shikoni në këtë fotogaleri. /REL/
1Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgatit një qendër votimi për zgjedhjet parlamentare në Prishtinë, Kosovë, të dielën, 9 shkurt 2025.2Procesi i votimit në një qendër votimi në veri të Mitrovicës.3Një qytetar duke votuar në Prishtinë gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.4Qytetarët serbë u mblodhën në veri në mënyrë të organizuar dhe më pas u nisën drejt qendrave të votimit. 5Një grua duke votuar në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, 9 shkurt 2025.6Grumbullit të qytetarëve në veri iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, që u printe drejt qendrës së votimit në shkollën “Sveti Sava”.7Qytetarët duke pritur për të votuar në një qendër votimi n Mitrovicën e Veriut.8Një person gjatë procesit të votimit në një qendër votimi në Graçanicë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. 9Një burrë duke votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, Prishtinë 9 shkurt 2025.10Një qendër votimi në Prishtinë.11Një qendër votimi në Graçanicë.12Vëzhguesit e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian shikojnë procesin në një qendër votimi në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Kosovë.13Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare, në Prishtinë, Kosovë, 9 shkurt 2025.14Kryeministri aktual, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.15Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.16Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, në qytetin prej nga është.17 Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, duke votuar në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.18Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në një qendër votimi në veri të Mitrovicës. Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: LiNjsta Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.