Diskutohet shfrytëzimin i hapësirave publike në kryeqytet
Shfrytëzimi i hapësirave publike, me fokus të veçantë në Qendrën për Praktikë Narrative, të njohur si ish objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, ishte temë e një punëtorie të zhvilluar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me komunitetin kulturor.
E gjitha kjo ka ardhur si kundërshtim ndaj vendosjes së Drejtorisë së Kulturës.
Në një takim paraprak, kryetari Rama kishte njoftuar se ishin pajtuar që kjo qendër të jetë në shërbim të plotë të komunitetit kulturor.
Pjesëmarrësit në punëtori kërkuan zgjidhje dhe ofruan mbështetje për procesin në gjetjen e modalitetit më të mirë për menaxhimin e hapësirës.
Kryetari Përparim Rama tha se komuniteti i kulturës është kyç për definimin e drejtimit të kryeqytetit.
Nga java e ardhshme komuniteti kulturor, së bashku me komunën, pritet ta nisin procesin për gjetjen e një zgjidhjeje për shfrytëzim të hapësirës së komunitetit.