Disfata me Anglinë në gjysmëfinale, Van Dijk e ka me arbitrin: Vrapoi menjëherë drejt tunelit pasi u mbyll ndeshja

Holanda është eliminuar nga Europiani “Gjermani 2024”, pas disfatës 1-2 kundër Anglisë vetëm në minutën e fundit të takimit.

Kapiteni i “Tulipanëve”, Virgil Van Dijk, duket se nuk kishte shumë për të thënë pas takimit, por nuk i kurse disa fjalë për arbitrin gjerman Zwayer.

“Arbitri vrapoi menjëherë drejt tunelit pas rënies së fundit të bilbilit. Kjo gjë do të thotë shumë”, ishin fjalët e holandezit pas sfidës.

Top Channel

Go to TOP