Disa dokumente e lidhin kompaninë Huawei me “spiunimin e ujgurëve” në Kinë, pretendon një raport

Huawei ka ndihmuar autoritetet kineze të krijojnë teknologjinë e mbikëqyrjes që synon popullsinë e pakicës ujgure të vendit, ka pretenduar një hetim.

Sipas mediave të huaja, një seri prezantimesh marketingu të rishikuara nga Washington Post zbuluan se Huawei kishte një rol në zhvillimin e projekteve të mbikëqyrjes të krijuara në një partneritet me kompani të tjera kineze.

Ato përfshinin analiza të regjistrimeve të zërit, monitorimin e qendrave të paraburgimit, gjurmimin e vendndodhjeve të individëve politikë me interes, mbikëqyrjen e policisë në rajonin perëndimor të Xinjiang dhe ndjekjen e korporatave të punonjësve dhe klientëve.

Ndërsa aty nuk specifikonin se për kë ishin prezantimet, raporti tha se disa prej tyre shfaqnin funksione të mbikqyrjes specifike për policinë ose agjencitë qeveritare, gjë që sugjeron se autoritetet e qeverisë kineze mund të kenë qenë audienca e synuar.

Megjithatë, Huawei tha se nuk kishte njohuri për projektet e përmendura në raportin e Washington Post.

“Huawei nuk zhvillon apo shet sisteme që synojnë ndonjë grup specifik njerëzish dhe ne kërkojmë që partnerët tanë të respektojnë të gjitha ligjet, rregulloret dhe etikën e biznesit në fuqi”, thuhet në një deklaratë.

“Mbrojtja e privatësisë është prioriteti ynë kryesor dhe ne kërkojmë që të gjitha pjesët e biznesit tonë të jenë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi në vendet dhe rajonet ku ne operojmë”.

Sipas raportit, shumë prej “raporteve” u krijuan në vitin 2014, disa muaj pas një sulmi terrorist në stacionin hekurudhor Kunming që vrau 31 persona – një rast që zyrtarët kinezë shpesh citojnë kur justifikojnë politikat e tyre në Xinjiang.

Raporti thotë se disa modifikime në skedarë janë bërë në vitin 2019 ose 2020.

Logoja e Huawei mund të shihet në shumë prej tyre.

Në javët e fundit, SHBA dhe disa nga aleatët e saj kanë njoftuar një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në përgjigje të asaj që administrata Biden e quajti “krime kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut”. 

Go to TOP