Dilemat për Kryeministrin e ardhshëm në Shkup, Martens: Ose partner i evropianëve ose i Orbanit

Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se do të jetë interesante të shihet nëse kryeministri i ardhshëm, Hristian Mickoski, do të jetë partner i Partisë Popullore Evropiane apo aleat i Orbanit.

Martens ka thënë se këto të dyja nuk janë të mundshme në të njëjtën kohë.

“Vërtet një fitore dërrmuese. Tani do të jetë interesante të shihet nëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut Mickoski do të jetë vërtet partner i Partisë Popullore Evropiane, apo aleat i Viktor Orbanit, të cilin ai e konsideron mik politik. Të dyja nuk janë të mundshme në të njëjtën kohë”, ka shkruar ai.

Dje në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe rundi i dytë për president, në të cilat fituese doli VMRO- DMPNE me Mickoskin si kandidat për kryeministër.

Go to TOP