Digjet vetura e TËVË1 në Zubin Potok
Vetura e ekipit medial të TËVË1 është djegur para pak çastesh në Zubin Potok.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se vetura e këtij mediumi është dëmtuar nga protestues në Zubin Potok.
Deri tash, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.
“Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut. Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës. AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

