Di Marzio publikon detaje nga kontrata e majme e Mbappes me Real Madridin

Vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij duhet të arrijë në javët në vijim sipas asaj që tha Kylian Mbappe në kohën e ceremonisë së çmimit.

“Nuk mund të them shumë për të ardhmen time, nuk është momenti i duhur, por vendimi im është pothuajse i marrë. Do të shpall zyrtarisht zgjedhjen time për të ardhmen përpara se të bashkohem me kombëtaren franceze në qershor”, ka deklaruar 23-vjeçari.

Javët e fundit tashmë është folur shumë për marrëveshjen verbale mes Real Madridit dhe Kylian Mbappes.

Një fjalë që spanjollët shpresojnë se së shpejti do të bëhet nënshkrimi përfundimtar. Gianluca Di Marzio parashikoi marrëveshjen që peshon rreth 100 milionë bruto me një kontratë pesëvjeçare me 50 milionë euro bruto në sezon, pra në çdo rast 25 milionë paga neto. Reali, i cili mbetet i sigurt në negociata pavarësisht PSG –së që ende po përpiqet të bindë lojtarin të qëndrojë në Parkun e Princave.

Përveç potencialit absolut të lojtarit, largimi i tij do të ishte i vështirë për t’u kompensuar për Paris Saint-Germain që pritet të zëvendësojë golashënuesin e tyre të dytë më të mirë në histori, pas Edinson Cavanit.

Mbappe u shpall lojtari më i mirë i Ligue 1 për të tretën herë radhazi, derisa duket se një lamtumirë mes dy palëve do të ndodhë në këtë verë.

Go to TOP