Dhuna ndaj të miturës, Hyseni: Institucionet të veprojnë menjëherë

Pas publikimit të një video në medie, ku ushtrohet dhunë ndaj një të miture, është deklaruar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni ka thënë se një video që po qarkullon nga mbrëmë në medie më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.

Sipas tij pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë.

“Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore”, ka thënë Hyseni.

Hyseni u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë. /Kosova.info/


Go to TOP