Detaje të reja rrënqethëse për mbytjen e Titanikut

Anija e famshme Titanik, vazhdon të mbetet e mbushur me plotë mistere.

Kjo anije e famshme që u mbyt para rreth 111 vjetësh, ka shumë detaje, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk janë sqaruar në plotëni.

Më 15 prill të vitit 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, Titaniku u mbyt dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.

Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë celsius, e cila do t’i jepte mundësinë një personi të mbijetonte vetëm 15 minuta.

517 njerëz humbën jetën nga fundosja e Titanikut, ndërsa shanset më të mëdha për mbijetesë, i patën udhëtarët e klasit të parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.

Momenti i mbytjes së anijes Titanik

Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, apo gjysmën e udhëtarëve që ndodheshin në bord, por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.

Megjithatë, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse në secilën prej tyre, kishte ende vende të lira.

Por, cila është e vërteta për kufomat?

E vërteta është fshehur dhe ata që ishin në dijeni, nuk dëshironin të tregonin. Por, pas kaq shumë vitesh del në shesh e vërteta e hidhur se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.

Por shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur. Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.

Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.

E vërteta për atë që ndodhi ishte fshehja e telegrameve sekrete, të cilat më vonë u morën nga historianët nga arkivat e fshehta.

Go to TOP