Dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi

Ka dështuar në mungesë kuorumi, mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në këtë Komision, në rend dite ishte paraparë shqyrtimi i projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025, por të pranishëm në këtë komisionin ishin vetëm disa deputetë të pozitës.

Të pranishëm ishin deputetët Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe deputetja Fidan Jilta nga Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).

Go to TOP