Dështon Kurti, e konfirmoi mashtrimin 7 mujor, se i ka votat! Dështoi edhe përpjekja e tij për kontrabandim votash!

Shkruan: Idriz MORINA

Albin Kurti u shfaq në shoun e fundit të pas zgjedhjeve nacionale të shkurtit 2025! Ai nuk paraqiti asnjë projekt për qeverisjen e ardhshme, përveç zotimit se për vota do t’i rrisë pensionet, shtesat për fëmijë, për veteranë, për rritje të pagës minimale.

Një fjalamani me karakter të fushatës, dhe aspak të një projekti qeverisës dhe aq më pak të një programi!

Fjalamania e Kurtit, për herë të parë ishte e ndryshuar drejt normalizimit, por që tregoi se nuk mund të largohet nga mburravecëria, fshehja e të vërtetave thelbësore, si Aneksi i Ohrit, goditjet apo prishja e raporteve me SHBA e BE, të cilat e kanë sanksionuar, etj.!

Votimi dëshmoi, se besimi që ia ka dhënë presidentja nuk ka qenë serioz, aspak bindës, sepse ai nuk ia dërguar një shkresë valide, ku ai dëshmon se i ka së paku 61 deputetë që i kanë shprehur besimin se do të votojnë për të!

Kurti dëshmoi se i ka vetëm 56 vota, dhe se kishte më pak vota se sa në votimin për Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit!

Pra, ai ka gënjyer për më shumë se shtatë muaj se i ka nurmat për të qeverisur! Pra, ai nuk i kishte siguruar as votat sa i kishte për deputeten Haxhiu!

Ai u tregua sërish një pazargji i dobët, kur propozoi kryetarin e Kuvendit Dimal Bashën për ministër në kabinetin e ardhshëm, kinse kështu duke i ofruar një kompromis, duke paralajmëruar shkarkimin e tij, nëse do të zgjedhej qeveria e tij!

Supremacia e Kurtit, e shprehur edhe me arrogancë, përveç me gënjeshtra dhe manipulim, mori fund!


Go to TOP