Dështojnë negociatat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Kajro ishte nikoqire e bisedimeve për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Ky i fundi u largua pa marrëveshje. Delegacioni i Hamasit thotë se negociatat indirekte me Izraelin nuk kanë përfunduar.

Shpresohej se një armëpushim 40-ditor mund të hynte në fuqi në fillim të muajit të Ramazanit javën e ardhshme me rritjen e presionit ndërkombëtar për një gjë të tillë.

Ndërmjetësit egjiptianë dhe të Katarit janë përpjekur për të nënshkruar një marrëveshje të propozuar ku thuhej se do të liroheshin 40 pengje izraelitë në këmbim të lirimit të rreth 10 herë më shumë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Izraeli nuk dërgoi një delegacion në Kajro, duke thënë se fillimisht donte një listë të pengjeve të mbijetuar që mund të liroheshin sipas marrëveshjes, përderisa sipas zyrtareve të Izraelit së paku 30 prej pengjeve të marra kanë vdekur.

Hamasi tha se Izraeli nuk i pranoi kërkesat e tij që palestinezët e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe as tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga qytetet e Gazës. Lufta në Gaza filloi kur luftëtarët e Hamasit hynë në jug të Izraelit më 7 tetor, dhe vrarë rreth 1200 njerëz dhe morën 253 pengje, sipas të dhënave izraelite. Ndërsa nga pala palestineze më shumë se 30,800 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Gjatë rrjedhës së një armëpushimi të propozuar 40-ditor, do të kishte një rritje të ndihmave dëshpërimisht të nevojshme për hyrjen në Gaza.

Go to TOP