PDK dhe VV mungojnë – dështon mbledhja e Kuvendit të Prishtinës për buxhetin 2026
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur nga kryesuesi Fehmi Kupina për miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2026, ka dështuar të mbahet sot për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Kosova.info.
Në sallën e mbledhjeve ishin të pranishëm asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aleancës Kosova e Re (AKR) si dhe Edmond Azemi, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht është kandidat për asamble nga radhët e LDK-së.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) munguan, duke pamundësuar krijimin e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e seancës.
Mbledhja është shtyrë për një datë tjetër që pritet të caktohet nga kryesuesi i Kuvendit./Kosova.info/
