Deri në ora 15:00 votuan 27 për qind e qytetarëve

Deri në ora 15:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtën e votimit e kanë ushtruar 27 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Sipas kësaj shifre, i bie që mbi 490 mijë qytetarë kanë votuar në zgjedhjet lokale.

Të dielën, qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Go to TOP