Deputetja Kurti: Asociacioni është shpërblim për barrikaduesit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka vazhduar deklaratat e saj kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo ka kritikuar të gjithë ata që janë pro formimit të këtij mekanizmi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kurti ka shkruar se Asociacioni është shpërblim për barrikaduesit në veri të vendit.

Me kërku Asociacion është si me kërku shpërblim për barrikaduesit. Kjo është t’ua dhurosh Asociacionin barrikadave. Fjalëpërfjalshëm në duar jo të sigurta. Asnjë armë nuk është dorëzuar. Duhet demilitarizim. Mandej kthim i shqiptarëve në veri. Ky duhej të ishte rendi i gjërave deri tash”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP