Deputetja e VV’së, çfarë do të bisedonin liderët tjerë po ta takonin Pamukun

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka folur me mburrje për takimin e kryeministrit Albin Kurti me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk.

Deputetja Kurti shtroi pyetjen se çfarë do të flisnin liderët tjerë në takim me këtë shkrimtar.

“Kryeministri Kurti me ftesë të shkrimtarit të njohur, fitues i çmimit Nobel për letërsi, Orhan Pamuk paskan darkuar e biseduar gjatë. Imagjinojeni çfarë vlerësimi duhet të kesh nga ky nivel intelektual për të marrë një këso ftese. Një kontrast sa për imagjinatë: Ta paramendojmë njërin nga ish-liderët tanë se çfarë do të mund të fliste në këtë takim. 😃”, ka shkruar ajo.

Go to TOP