Deputeti i VV’së Jahja Kokaj e “ndërron” pak grupin parlamentar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka e ka ndërruar përkohësisht ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Pasi opozita e lëshoi seancën e Kuvendit të Kosovës pasi nuk u votua Komisioni Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, Kokaj shkoi dhe u ul në ulëset e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga ato ulëse ai votoi edhe për miratimin e disa projektligjeve.

Ulësen e ka ndërruar edhe deputetja tjetër e VV-së, Yllëza Hoti. Ajo është parë e ulur në rendin e fundit të ulësve.

Go to TOP