Deputeti i VV-së, Haradinajt: Ramush është turp të na shash me nanë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit, e ka përmbyllur fjalimin e tij duke iu drejtuar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, me një kërkesë.

Ai i është drejtuar deputetëve të AAK-së, e në veçanti Haradinajt, duke i thënë se është turp që po i shanë deputetët e pozitës.

“Ramush është turp. Nuk ja kemi borxh, nuk do të dëshiroja që Ramushi të na shajë edhe me nanë. Ne kemi urtësinë tonë sepse thuhet se i shari të shanë”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, seanca e sotme e Kuvendit është bllokuar nga deputetët e opozitës, të cilët kanë dalë para foltores duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.

Go to TOP