Deputeti i LDK-së për rritjen e çmimeve: Rrogat? Jo s’bën me i rritë se s’ka buxhet, popull i durueshëm jemi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka cekur disa vlera që shpërfaqin çmimet e ngritura për disa produkte në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur çmimin e bukës, të naftës e të rrymës.

Postimi i plotë:

“Nafta sot paradite 1,57, ndërsa pasdite 1,67. Rryma +42%. Buka e mielli +25%. Plehu artificial +100%. Natyrisht, tash partia në pushtet nga e majta socialiste shpejt kalojnë tek e djathta ‘po shikoni, tregu i lirë e cakton çmimin e naftës, shteti s’mundet të ndërhyjë’. ‘Rrogat? Jo s’bën me i rritë se s’ka buxhet. Buxheti i shtetit? Më i madhi ndonjëherë në histori falë rritjes ekonomike të pashembullt’, deklarojnë çdo ditë. Popull i durueshëm jemi”, shkroi Mustafa.

Go to TOP