56 të vdekur, dhe mbi 70 të lënduar e 67 të zhdukur në një shtet të Brazili

Më shumë se të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul. Mbrojtja Civile ka thënë se 74 persona kanë pësuar lëndime ndërsa 67 po konsiderohen të zhdukur.

Ekipet emergjente bashkë me zjarrfikësit po vazhdojnë shpëtimin dhe evakuimin e të bllokuarve dhe kërkimet për ata që po konsiderohen të zhdukur. Punën e këtyre ekipeve po e vështirëson shiu i rrëmbyeshëm, rrëshqitjet e tokës dhe niveli i ujit.

Eduardo Leite, Guvernatori I këtij shteti Brazilian, të mërkurën e ka shpallur gjendjen e një fatkeqësie publike pasi reshjet e dendura që nisën të hënën pritet kanë vazhduar edhe ditët në vijim dhe do të vazhdojnë edhe më tutje.

Sipas guvernatorit, kjo situatë aktuale meteorologjike mund të konsiderohet tragjedia më e madhe mjedisore në historinë e këtij shteti.

Go to TOP