Dëmtohet një varrezë në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se e ka dëmtuar një varrezë.
I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga policia.
“Rr. Selajdin Berisha, Prizren 10.03.2022 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar një varrezë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
