Deliu, pasi nuk u formua komisioni hetimor për rrymën: Çka ka për t’u fshehur?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas mos-krijimit të komisionit hetimor për shpenzimet e buxhetit në energji elektrike.

Deliu, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Facebook’, ka thënë se mazhoranca thirrej në çështje teknike për mos-lejimin e formimit të komisionit.

“Mazhoranca duke u thirrur në çështje teknike nuk po lejon që të hidhet dritë mbi keqpërdorimet e shumta që janë bërë me rastin e blerjes së energjisë elektrike”, ka deklaruar ai.

Më tej, ajo ka pyetur se “çka ka për t’u fshehur?”.

Go to TOP