Dehumanizmi i njerëzimit!

Shkruan: Besim XANI

Kurrë në jetë nuk do të mund të lirohem nga ndikimi i librave që kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në shpirtin tim kurrë në jetë e sidomos tragjedia antike greke e Sofokliut Antigona, romani Metamorfoza i Franc Kafkës dhe Miti i Sizifit i Albert Kamy. Antigonen, Kadare e quan heroina më e admiruar e njerëzimit, i theu ligjet nga dashuria për ta varrosur vëllaun ku e pagoi me vdekje këtë dashuri e nderim që i bëri vëllait të vdekur, sot njerëzimit më shumë i duhet ndërgjegjja sesa kapital, çfarë ka njerëzore sot njeriu modern ku flenë me qen por nënën e ka në azil të pleqve a po të vetmuar krejt… ky është qytetërimi sot, ky është degjenerim! Romani metamorfoza e Franc Kafkes për mua është i paarritshëm, një autopsi e natyrës njerëzore e shpirtit të tij, dhe një ese filozofike (Miti i Sizifit) çdo fjali e kësaj eseje i duhen bërë studime. Këtu u binda se jeta vërtetë është luftë ashtu siç thotë Seneka, me një fjalë ende ka lëkundje sizmike në shpirtin tim prej këtyre tre kryeveprave të frikshme. Për mua definicioni më i madh që e kam lexuar për filozofinë nga filozofia e ne veçanti nga ata ekzistencialistë është ai i Karl Jasperit i cili thotë: “për mua filozofia lind, vetëm atëherë kur arsyeja fundoset në fund te detit”, këto tre kryevepra ta fundosin arsyen në fund të detit. Për mua nuk ka asgjë më madhështore në jetë sesa të duash familjen dhe ta nderosh të vdekurin ashtu siç veproj Antigona, pranoi vdekjen nga dashuria për ta varrosur vëllain. Dashuri kjo që theu ligjet e Mbretit, tek Miti i Sizifit vepra fillon me një mendim tronditës “ka vetëm një problem filozofik e ai është vetëvrasja” dhe përfundon me një mendim interesant që prek zemrën e jetës “le të imagjinojmë Sizifin e lumtur, lumturia është vetëm imagjinatë jo realitet, kurse metamorfoza është e tëra ferr nga dehumanizimi i njeriut në botën moderne. Kur dikur Gregor Samsa ishte mbajtës i familjes dhe ai në një mëngjes u shndërrua në insekt kandër, ai u izolu, u fy, u mënjanua nga familjarët e tij që ky dikur i kishte mbajtur, le të jetë mësim për modernitetin që po krenohet për të arritura ku me të drejtë thotë Orhan Pamuk “Njerëzimi ka përparuar shumë por fatkeqësisht ka ngecje në humanizëm”.


Go to TOP