Dedaj kritikon Albin Kurtin: demagogji dhe ndarje mes diasporës dhe Kosovës
Aktivisti politik, Gjergj Dedaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për demagogji dhe ndarje të qytetarëve të Kosovës dhe diasporës, duke e quajtur atë “miop politik” me prirje neokomuniste dhe totalitariste.
Dedaj thotë se Kurti i përshkruan ata që emigrojnë si “patriotë” dhe ata që qëndrojnë në Kosovë si “dembelë,” duke nënvizuar se një ndarje e tillë është e rrezikshme për stabilitetin dhe unitetin e vendit. /Kosova.info/