Kosova.info

Dita e sotme shënon katër dhjetë vjetorin e vizitës së Nënë Terezës bërë kishës së Zllakuqanit

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Shqipëria (dhe Trojet e saja) është një trevë e banuar që në lashtësi. Gjurmë dhe emra personalitetesh jetësore, shpirtërore, kombëtare e kulturore shqiptarësh janë dëshmuar dhe janë gjetur gjithmonë gjatë gjithë kohëve dhe epokave të ndryshme.

Siç thonë edhe shumë studiues vendorë dhe të huaj, në këtë pjesë të Ilirikut shqiptarët e sotëm janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve, të cilët ishin shtrirë me fise të ndryshme në mbarë pjesën perëndimore të Ballkanit, ku në këtë pjesë siç e potencuam sipër përfshihen edhe shumë emra shqiptarësh duke veçuar kësaj radhe edhe misionaren e shkupjanen shqiptare, shenjtëreshën e vlerave universale, Nënë Terezën, e cila në historinë shqiptare dhe të botës njerëzore mbetet një figurë e misionare e denjë dhe një shenjtëreshë e dykohësive, e cila shenjtëreshë kishte vepruar një jetë të tërë nën thirrjen hyjnore në misionin e saj në Kalkutë të Indisë e botën mbarë pra në shërbim të Zotit dhe vëllait njeri.

Nënë Tereza, duke i shërbyer njerëzimit ka predikuar fjalën e Zotit në misionin e saj, njëkohësisht ka dëshmuar edhe dashurinë hyjnore të Tij , si dhe mëshirën, pendesën, faljen, ndihmën ndaj njerëzve me nevoja të veçanta e të sëmurë, tamam si një bijë me rrënjë shqiptare e cila edhe u bë Nëna me e dashur në botë për njerëzimin mbarë.

Andaj sot, me 22 tetor 2022, është katër dhjetëvjetori i ardhjes së shkupjanes e nobelistës shqiptare, Nënë Terezës, e cila me 22 tetor 1982 në orët e pasdites, vizitoi Kishën e Zllakuqanit, i cili është një fshat shqiptarë ku banorët e saj edhe përkundër sfidave nga ana e pushtuesve mesjetar, otoman e serbofil, me fanatizëm i kanë qëndruar besnik jo vetëm kombit të tyre por edhe besimit të tyre katolik e njerëzor, pra qysh nga koha e ardhjes së Shën Palit në Ilirik ( dëshmi nga Bibla ) e deri në ditët e sotme për asnjëherë nuk u gjunjëzua.

Pikërisht ishin nikoqirët e atëhershëm të famullisë, tashmë i përndritshmi, dom Mark Sopit (ish ipeshkëv i Kosovës tashmë i ndjerë), ish kapelanit të tij, dom Fran Sopit e motrat vinçenciane të cilët e mirëpritën ku me atë rast morën pjesë edhe shumë adhurues të frymës tereziane ( një fat i mirë i imi historik se edhe unë isha pjesëmarrës i asaj ngjarje madhore, ku në kalim, Nënë Tereza edhe ma vuri dorë mbi sup…) nga famullia e Zllakuqanit dhe me gjerë në pritjen e Shënjtëreshës- Nënë Terezës e cila erdhi në Zllakuqan, në shoqërim te dom Lush Gjergjin dhe disa motra të rregullit të saj-tereziane.

Bazuar në librin e Don Lush Sopit, “Famullia e Zllakuqanit” (faqe 121, 122, 123) gjejmë fjalët e nikoqirit të famullisë, dom Mark Sopit i cili gjatë pretkut të meshës së asaj dite, në emër të famullisë i ka deshirue një mirëseardhje Nënë Terezës me këto fjalë: “Jeni keni ardhur në mesin tonë për të qenë dora e Zotit, e cila do të na tregojë, do të na prijë kah rruga e tij, në Dashuri. Mbasi jeni plotë dashuri me Zotin, këtë me së miri do ta bëni ju. Ne dhe bota mbarë ka nevojë për njerëz të tillë, për dëshmitarë të vërtetë të Zotit”.

Ndërsa Nënë Tereza e cila dukej e entuziazmuar, e gëzuar e lumtur të pranishmeve ju drejtua me disa fjalë: “Jam shumë e lumtur qe sot gjendem në mesin tuaj, qe të flasë me ju. I faliminers Zotit për gjithë këtë dashuri qe me keni treguar dhe ju lus të gjithëve që ti luteni Zotit për mua, për motrat e mia, për të varfërit e mi qe Zoti na i ka dhënë në kujdesin tonë. Ne lutemi qe Hyj të vijë në zemrat tona, qe Jezu Krishti të hyjë në shpirtin e popullit tonë. Ne lutemi qe Zoti të jetë fuqia jonë, jeta jonë, dashuria jonë. Lutemi qe të kthehet në familjet tona urata, pjesa e rruzarës qe Zoja të jetë Nëna jonë. Nëna e konaqeve tona. Ajo të na mësoj se si kërkohet për ta dashur njëri tjetrin. T’i falenderojm Zotit qe na ka bashkuar sot këtu qe të kërkojm prej Tij dhantinë e paqes, për të cilin kanë aq shumë nevojë familjet tona dhe gjithë njerëzim.

Ju falemenders Zotit qe nuk po përjetoni tragjedinë e shumë të gerbulurve të Kalkutës, ju keni mjaftë ushqime pije dhe veshmbathje, por në radhë të parë lypset të falenderuar të Madhin Zot. Mendoni edhe pak për ata qe s’kanë asgjë, qe vdesin urie rrugëve. Zoti ju bekoftë!” – tha në fund Nënë Tereza.

Vlen të potencohet se (me 29 tetor 2022 në Qëndrën Kulturore të Kishës në Zllakuqan) në kuadër të katër dhjetë vjetorit të ardhjes së Nënë Terezës në Zllakuqan, famullia e Zllakuqanit në krye me dom Alfred Sokolin, (në bashkëpunim me Forumin e Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë dhe Komunën e Klinës), do të shënoi një Takim Jubilarë në shenjë nderimi për figurën e Nënë Terezës, ku do të flasin shumë personalitete e ligjërues të shkencës, njëkohësisht do të ngritët një pllakë përkujtimore në shenjë kujtimi në katër dhjetë vjetorin e vizitës së Nënë Terezës bërë Zllakuqanit.

P.s.: Fotoja në fjalë e shenjtëreshës, Nënë Terezës me dom Mark Sopin është shkrepur në ballkonin e zyrës famullitare me 22 tetor 1982, e cila është shkoqitur nga libri, Don Lush Sopit, “Famullia e Zllakuqanit”

escort mersin - izmir escort