Presidentja Osmani jep detaje nga takimi me Lajçak
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për takimin që ajo ka pasur me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Osmani ka njoftuar se, temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në dialog, shkruan lajmi.net.
Po ashtu Osmani ka njoftuar se ka shprehur përkushtimin e vazhdueshëm për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen reciproke.
“U takova me Miroslav Lajcakin Nju Jork.Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog dhe shprehëm përkushtimin tonë të vazhdueshëm për këtë proces të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thënë Osmani.

Prev Post
Osmani: Bangladeshin e kemi aleat
