Kosova.info

Dy persona që duken njësojë takojnë rastësisht njëri-tjetrin në pishinë

Dy burra që duken pothuajse të njëjtë në pamje janë bërë viral në internet, pasi kanë parë njëri-tjetrin papritmas në një pishinë në Las Vegas.

Dy burrat mbanin kapele dhe syze të ngjashme, së bashku me fytyrat e tyre pothuajse identike, duke përfshirë flokët dhe buzëqeshjet e tyre.

“Sot kam parë rastësisht “kopjen” time në pishinën Flamingo në Vegas”, ka shkruar Sean Mcardle, duke bashkangjitur foton.

Mcardle shpjegoi se ai ishte duke notuar rastësisht në pishinë, kur vuri re një grup të huajsh që bënin me gisht drejt tij dhe qeshnin.

Më pas ai shikoi miqtë e tij dhe i vuri re gjithashtu duke treguar me gisht dhe duke qeshur.

“Atëherë e vërejta se çfarë po ndodhë”, ka shkruar ai.

“Menjëherë mendova ‘O Zot, ai djalë duket si tipi që shoh në pasqyrë’ dhe mendimi im i dytë ishte ‘ai duket më i lezetshëm se unë”.

Gjetja e një njeriu me dukje të njëjtë është jashtëzakonisht e pamundur, raporton Newsweek, transmeton Klankosova.tv.

Ka vetëm një në 135 mundësi dy njerëz identikë të ekzistojnë në tokë. Megjithatë, kjo statistikë bazohet në dy njerëz që duken saktësisht njësoj.

escort mersin - izmir escort