Ish-diplomati kosovar: Lejimi i shamijave në shkolla godet ne themel identitetin shqiptar, sekularizmin

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, e ka konsideruar si goditje të identitetit kobmëtar ndryshimin e udhëzimit administrativ për mundësimin e shamive në shkolla.
Peci, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka parë iniciativën për lejimin e shamisë në shkolla si “anti-perëndimore”, teksa ka thënë se një gjë e tillë do t’i shkonte për shtati Serbisë.

“Shpresoj se Qeveria e Kosoves nuk do te beje nje gabim madhor duke e ndryshuar udhezimin administrativ qe ndalon bartjen e uniformes fetare – shamise ne shkolla, pasi me kete karakteri sekular i vendit tone do te goditet ne themel, e me kete edhe shtylla mbajtese e identitetit shqiptar ne vendin tone”, ka shkruar ai.

“Me kete agjende, do i plotesohen te gjitha deshirat Serbise dhe armiqeve te tjere te Kosoves, ashtu si ju jane plotesuar deshirat e Rusise ndaj Cecenise, qe nga nje popull me nacionalizem sekular, kur ishin nen udheheqjen e gjeneralit Dudajev, dhe pothuajse e kishin pavaresine ne dore, u shnderruan ne vasal te ndyte te Rusise nen udheheqjen e radikalit islamik Kadyrovit, qe bashkjeton me ortodoksine ruse, dhe lufton kunder Ukraines pro-perendimore”, ka thënë ndër të tjera ish-diplomati kosovar.

Së fundmi ka filluar një iniciativë “#ndryshojeni_ua_për_shaminë” në ‘Facebook’, e cila kërkon ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë nëpër institucionet shkollore.

Go to TOP