Daut Haradinaj thirrje komunës së Prishtinës: Vendosni shtatore për vëllezërit Bytyqi

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në 23 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që t’i ngrejë shtatore atyre në nderim të veprës.

Haradinaj u shpreh se Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ushtarë të UÇK-së, shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vranë tinëzisht nga aparati shtetëror serb, 23 vjet më parë, vetëm pak ditë pas përfundimit të luftës.

Haradinaj tregoi se para dy viteve pati kërkuar nga komuna e Prishtinës që të ndahet një vend në sheshin e Prishtinës, për një shtatore të vëllezërve Bytyqi. Por, se ka mbetur pezull kjo nismë.

“Prishtina do ketë nderin që në sheshin e saj krah figurave tjera historike, të ketë dhe djemtë shqiptaro/amerikan që ja falen jetën Kosovës”, tha Haradinaj.

Go to TOP