Dardanët korrin fitore në Gjeorgji

Kosova ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit ‘’Katari 2022’’, duke mposhtur 1:0 në udhëtim Gjeorgjinë.

Autogoli i Davit Khocholava në minutën e 18-të ishte vendimtar në këtë takim, gol që u realizua pas krosimit të Valon Berishës.

Kosova kishte disa rraste të rrezikshme me Lirim Kastratin, i cili dështoi dy herë ballë për ballë me portierin vendas.

Dardanëve madje iu anulua një gol nga VAR-i për pozicion jashtë loje, kur Vedat Muriqi realizoi një gol në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e tretë të Grupit B me tre pikë. Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë. Greqia është e katërta me dy pikë, ndërsa tabelës i prin Spanja me shtatë pikë, e ndjekur nga Suedia me gjashtë sosh.

Takimin e ardhshëm, Kosova e luan në ‘’Fadil Vokrri’’ më 5 shtator kundër Greqisë.

Go to TOP