Dardan Vuniqi zgjidhet anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përmbyllur me përzgjedhjen e Dardan Vuniqit si anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.

Mandati i tij do të jetë pesë vjeçar.

“Emine Abdyli – Pozhari ka fituar 36 vota, Dardan Vuniqi ka fituar 49 vota”, ka deklaruar deputetja Blerta Kodra Deliu pas votimit të deputetëve në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Go to TOP