Dallon Dimal Basha nga shumë të tjerët?
Shkruan: Zejdush KASTRTI
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur zgjedhjen e Dimal Bashes si kryetar të Kuvendit të Kosovës “aksident politik” dhe “triumf i injorancës”. Por, a mund të ketë aksident më të madh se sa fakti që subjekti më i vjetër në Kosovë, LDK-ja – bartës dhe iniciues i pluralizmit në vend, me një ish-lider që gëzon respekt jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në kancelaritë botërore – tani përfaqësohet dhe udhëhiqet nga një person anonim, i vetdashuruar dhe i papërshtatshëm, i cili, në një renditje meritore, ndoshta do të pozicionohej pas nr. 100 në LDK?
Abdixhiku nuk duhet të mbajë ligjërata boshe, por së pari duhet të kontribuojë në konsolidimin e partisë “uzurpuar”, e cila në çdo palë zgjedhje po shënon vetëm rënie, si dhe të ofrojë mbështetje të sinqertë për institucionet shtetërore, jo fjalor përqaues dhe mesazhe nënçmuese.
Edhe Dimal Basha renditet mjaft poshtë brenda subjekti të vet politik sa i përket mbështetjes dhe performancës, por ai mori vota edhe nga opozita. Megjithatë, ai nuk është fare në nivelin e pritshëm për këtë opozitë. Bindja ime është se ky Dimal do t’ua vështirësojë jetën shumicës si kryeparlamentar.
Tashmë janë bërë bashkë… Dimal është produkt i Albinit dhe kushtimisht “i vdes për liderin e tij”, si shumica në LVV, prandaj do ta keni “egzibicion” në seancat që do të pasojnë (nëse nuk ndodh diçka tjetër ndërkohë).
Seancat e Kuvendit tashmë pritet të jenë shumë interesante, me aktorë të shumtë dhe disa regjisore nga jashtë, por me skenar ndjellakëq, elemente humori dhe madje edhe horror. Dihet, Kuvendi i Kosovës ka përvojë për skena të tilla.
Andaj, e keni kërkuar – shikoni dhe kënaqni.
