Dalja në zgjedhje: Prin Mitrovica e Veriut, Dragashi i fundit

Komuna e Mitrovicës së Veriut prin në dalje në votime me 31 për qind deri në orën 11:00.

Kjo Komunë pasohet nga ajo e Zveçanit me rreth 30 për qind dhe më pas ajo e Leposaviqit me 21 për qind.

Në Prishtinë, ndërkaq, deri në këtë kohë kanë votuar 9 për qind e qytetarëve.

Dragashi ka shënuar daljen më të ulët me 4.9 për qind.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se deri në orën 11:00, në gjithë Kosovën kanë votuar 8.2 për qind e qytetarëve.

Go to TOP