Daçiq: Serbia s’mund të ketë marrëdhënie negative me Rusinë dhe Kinën dhe të presë mbështetje

Kryediplomati serb Ivica Daçiq tha se Beogradi nuk bën politikë nën ndikimin e askujt, si dhe se Serbia nuk mund të ketë qëndrim negativ ndaj Rusisë dhe Kinës dhe pret mbështetjen e tyre në institucionet ndërkombëtare.

Daçiq theksoi për TV Prva se “Serbia udhëheq një politikë të jashtme të pavarur dhe sovrane”, e cila është në përputhje me interesat e saj të brendshme për siç tha “të ruajtur integritetin territorial dhe popullin serb në Kosovë”.

Lidhur me komentet e zyrtarëve kroatë për politikën e jashtme të Serbisë, ai tha se një retorikë e tillë nga Zagrebi zyrtar nuk është për shkak të zgjedhjeve në kwtw vend, por “atmosfera prej vitesh ka reflektuar mendimin e zyrtarëve kroatë se Serbia është “një botë tjetër”.

Go to TOP